09:57 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Anulohet protesta e qumështarëve

Shoqata e Fermerëve Kosovar të Qumështit, përfaqësues të pikave grumbulluese të qumështit, kanë mbajtur një takim me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, pas të cilit kanë vendosur ta anulonin protestën e paraparë për 23 shtator.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga kjo shoqatë.

“Duke u bazuar ne zotimet e ministrit z.Besian Mustafa se janë duke vepruar si qeveri se shumë shpejt ky problem te zgjidhet, po ashtu drejtori i qumështores “Vita”, duke u bazuar ne premtimet e Qeverisë e anuloi vendimin me te cilin të hënën më 21.09.2020 parashihej ndërprerja e pranimit te qumështit si nga fermerët, ashtu nga pikat grumbulluese.

Vendimi për pranimin e qumështit do te zgjatet deri më 01.10.2020 me mundësi te rishqyrtimit te këtij vendimi nëse Qeveria ndëmerr hapa konkretë”, thekson komunikata.