75 Mall Live Search
17:54 / E Martë, 01 Mars 2022 / AR

Anulohet publikimi i filmit “The Batman” në Rusi për shkak të luftës me Ukrainën

Pasi ‘Disney’ mori një vendim këtë pasdite dhe ndaloi shfaqjet teatrale në Rusi, edhe Warner Bros ka marrë këtë vendim.

Zyrtarisht ai ka anuluar shfaqjen e shumëpritur të Batman në Rusi, transmeton Indeksonline.

Filmi ishte caktuar të shfaqej me 3 mars ndërsa Deafline informoi nga studio se filmi ishte ende i vendosur për publikim. Por, pas një rishikimi transmetimi i filmit është anuluar.

Në shenjë humanitare për Ukrainë, WarnerMedia po ndalon publikimin e filmit të saj artistik “The Batman” në Rusi. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën ndërsa evoluon. Shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë dhe paqësore të kësaj tragjedie”, thuhet në deklaratën e Warner Bros.

Batman është një film i shumëpritur nga fansat. Rusia nuk është një treg ndërkombëtar i fuqishëm, por çmimet e superheronjve si “The Batman” kanë sukses atje. Madje këtë fundjavë pritej të fitojë të paktën 115 milionë dollarë./Indeksonline/