Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Monstra”
Seanca gjyqësore për rastin “Monstra”, ku tashmë disa seanca me radhë po dëgjohen biseda dhe po lexohen SMS porosi nga “bombat” sot u anulua për shkak se një nga gjykatësit porotë kishte rast vdekje.
Që të mos e rikthej nga fillimi gjykimin me ndërrim të porotës në këtë proces gjyqësor, gjykatësi Ognen Stavrev, ka anuluar seancën e sotme.
Pas kësaj nëna e njërit nga viktimat kërkoi që herën tjetër kur të vazhdojë seanca gjyqësore gjykatësi të caktojë 5-6 seanca për një muaj. Seanca e radhës u caktua për më 27 nëntor të këtij viti./Alsat-M/