Anulohet takimi i Haradinajt me britanikun Richard Moore
Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ka bërë të ditur se takimi i Ramush Haradinajt me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore,është anuluar, njofton Indeksonline.
Ky takim ishte i planifikuar që të mbahet në ora 13:20 në zyrën e kryeministrit Haradinaj.
Sipas njoftimit, arsyeja e anulimit të takimit është pamundësia e udhëtimit të Moore në Kosovë, për shkak të kushteve atmosferike. /Indeksonline/