75 Mall Live Search
10:18 / E Premte, 05 Shtator 2025 / H F

Anulohet tenderi për këpucë dhe çizme të policisë, mungon ofertuesi serioz

Tenderi i shpallur nga Policia e Kosovës për furnizim me këpucë dhe çizme pune ka dështuar, pasi i vetmi operator ekonomik që aplikoi nuk ofroi një ofertë të përgjegjshme.

Sipas të dhënave në platformën e prokurimit elektronik (E-prokurimi), për këtë tender ishin ndarë 23,900.00 euro, ndërsa procesi i prokurimit kishte nisur disa javë më parë, transmeton IndeksOnline.

Pavarësisht interesimit të vetëm një operatori ekonomik, autoriteti kontraktues ka vendosur ta anulojë tenderin, duke u thirrur në mungesën e një oferte që i plotësonte kriteret e kërkuara.

Dështimi i këtij tenderi ngre pikëpyetje rreth interesimit të operatorëve për kontrata të tilla, si edhe mund të ndikojë në procesin e furnizimit me pajisje të nevojshme për Policinë e Kosovës.