Anulohet transferimi i Osimhen-it, në Arabi

Ndonëse kishte pasur zhvillime në atë drejtim, Victor Osimhen nuk do të marrë fluturimin e radhës për në tokën arabe.
Bisedimet mes mbrojtësit nigerian dhe ekipit Al-Hilal janë ndërprerë.
Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, ky transfer nuk pritet të ndodhë në këtë dritare të transferimeve, të paktën jo deri në Botërorin e Klubeve.
26-vjeçari ka kontratë me Napolin deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm, teksa është në huazim te Galatasaray nga shtatori i vitit të kaluar./IndeksOnline/