Anulohet TRNSMT, një festival tjetër kryesor, për shkak të COVID-19

TRNSMT është ngjarja më e fundit kryesore muzikore që u anulua për shkak të koronavirusit.
Festivali i muzikës skoceze do të zhvillohet nga 10-12 korrik 2020, ku do të merrnin pjesë Lewis Capaldi , Rita Ora , Snow Patrol dhe Keane.
Por, janë shpallur datat për vitin e ardhshëm, 9-11 korrik 2021.
Organizatorët sot e konfirmuan lajmin për anulimin e këtij viti përmes një deklaratë, pasi Nicola Sturgeon paralajmëroi dje se Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me bllokime të shumta para se kriza të mbaronte.
TRNSMT ndjek ngjarje të panumërta që janë anuluar për shkak të pandemisë, nga Coachella në Glastonbury./Indeksonline/
