11:12 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / OSH

Anulohet vendimi për shpronësimin e tokave në ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Pejë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se pas gjetjeve të auditorit që shpërfaqin shkelje të shumta në procesin e shpronësimit që preken nga ndërtimi i  Autostradës Prishtinë – Pejë, Segmenti Kijevë – Klinë – Zahaq dhe për qellim të ndaljes së keqpërdorimit të parasë publike përkatësisht për shpërputhjen prej 12 milionë eurosh, ky vendim po anulohet.

Ministri, Hekuran Murati tha se ka pasur shpërputhje të vlerave./IndeksOnline/