75 Mall Live Search
23:05 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Anuloi dy koncerte, Nicki Minaj tregon arsyet

Reperja me famë botërore, Nicki Minaj ka anuluar dy koncerte në kuadër të turneut të saj, ajo përmes një postimi ka shpjeguar pse ka ndodhur e gjithë kjo.

36-vjeçare ka dhënë arsyet e anulimit të koncertit në Paris të Francës vetëm pak javë pas anulimit të koncertit në Bratisllavë të Sllovakisë.

“Njerëz, nuk është në interesin time të mos performojë dhe të humbasë para dhe të përkeqësoj fansat e mi. Më pëlqen të këndoj për ata”, deklaroi ajo.

“Unë jam e emocionuar para koncerteve. Këto dy vende kishin probleme teknike, ishin qytete në të cilat skam qenë kurrë më parë. Ne u përpoqëm t’i rregullonim ato por thjesht nuk funksiononte”, tha reperja.

“Unë dua t’ju them që ju dua shumë dhe shpresoj të shihemi shumë shpejt”.

Nicki po vazhdon turin e saj ‘Nicki World Tour’ në vendet e tjera europiane./Indekonline/