75 Mall Live Search
09:42 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Anulojeni çdo plan, sot do “ngiheni” futboll!

Pas 3 muajsh pauzë, më në fund do të kemi një ditë të mbushur me futboll.

Duke filluar nga ora 17:00, do të jenë dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Dukagjini i Klinës, do të jetë nikoqir i Feronikelit, kurse Flamurtari do të përballet me Ballkanin.

Kurse nga ora 19:30 në La Liga do të jetë ndeshja midis Granadas dhe Getafes, ndërsa në orë 22:00, Valencia do të luajë kundër Levantes.

Në Bundesligë nga ora 20:30 do të jetë një ndeshja midis Hoffenheimit dhe Leipzigut.

Kurse, në orën 21:00 do ta kemi super derbin italian, Juventusi-Milani që luhet në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Ndeshja e parë, që u zhvillua në “San Siro”, midis dy ekipeve përfundoi me rezultat 1:1.

Te Milani mungon Ibrahimoviqi dhe Duarte, kurse te Juventus, Higuaini dhe Demirali./Indeksonline/