75 Mall Live Search
22:19 / E Enjte, 20 Maj 2021 / Blerim

Anxhela Peristeri flakë në performancën e saj në ‘Eurovision’

Në Roterdam të Holandës sot po zhvillohet nata e dytë gjysmëfinale e festivalit evropian të këngës.
Shqipëria përfaqësohet nga Anxhela Peristeri, me këngën “Karma”.

Këngëtarja performoi e 11-ta në radhë, duke ndezur skenën e Eurosong-ut me vokalin e saj.

(Fotot) Performanca 'live' e Anxhela Peristerit, i 've

Anxhela këndoi shqip dhe interpretimi u shoqërua me lëvizjet e saj sensuale dhe efekte vizuale të menduara në detaje. E veshur me një fustan të shkurtër plot shkëlqim, artistja emocionoi publikun shqiptar, që pret tashmë me emocion nëse do të kualifikohemi në finale.

(Fotot) Performanca 'live' e Anxhela Peristerit, i 've

“Ishte një performancë e shkëlqyer, me kaq shumë njerëz, në këtë skenë. Jam shumë e emocionuar dhe shumë e lumtur tani. Faleminderit Eurovision!”, u shpreh 35-vjeçarja, për faqen zyrtare të festivalit, në përfundim të shfaqjes.