75 Mall Live Search
19:23 / E Diele, 14 Mars 2021 / AR

Anxhela Peristeri gati për Eurovision në Rotterdam, në bashkëpunim me grupin e njohur

Anxhela Peristeri ditë më parë ka zbuluar se do të marrë pjesë në festivalin në Rotterdam.

Përmes një video në Instagram, këngëtarja zbuloi më shumë rreth kësaj performance, shkruan Indeksonline.

Ajo tha se është emocionuar, dhe do të bëjë performancen me grupin JEANBAPTISTE.

“Ne do të bashkëpunojmë për performancën time në Eurovision në Roterdam. Unë jam aq e ngazëllyer për këtë dhe mezi pres të ndaj performancën time me të gjithë ju. Ju dua …” shkroi ajo./Indeksonline/