Anxhela Peristeri “i ikën” dimrit, shfaqet në Dubai me poza joshëse
Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka vendosur t’i shpëtojë temperaturave të ulëta të dimrit duke udhëtuar drejt Dubait.
Ajo ka ndarë me ndjekësit disa foto nga plazhi luksoz i Jumeirah Mina Al Salam, ku shihet duke shijuar diellin dhe ngrohtësinë e Emirateve.

E veshur me bikini të kuqe dhe në super formë, Anxhela ka tërhequr vëmendjen me pozat e saj, ndërsa krahas fotove ka shkruar shkurt: “Arratisje nga dimri”./IndeksOnline/


