Anxhela Peristeri shkëlqen në të kuqe

Anxhela Peristeri, një nga zërat më të fuqishëm dhe ikonat e stilit në muzikën shqiptare, ka tërhequr vëmendjen e fansave me një postim të ri në Instagram.
E veshur me një fustan elegant të kuq, me doreza dhe një aksesor të sofistikuar në dorë, këngëtarja shfaqet më sensuale dhe elegante se kurrë, me flokët e lëshuar natyrshëm dhe një grim të kuruar deri në detaj.
Në përshkrimin e fotos, Anxhela shkruan: “Red is not just a color.. it’s an attitude ” (E kuqja nuk është thjesht një ngjyrë… është qëndrim.)
Postimi ka marrë dhjetëra komente dhe pëlqime brenda pak minutash, ku ndjekësit e saj e kanë komplimentuar për bukurinë, elegancën dhe mesazhin që përcjell.
Nuk dihet ende nëse kjo paraqitje është pjesë e një projekti të ri muzikor./IndeksOnline/