19:59 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / Blerim

Anxhela Peristeri tregon eksperiencën me Covid-19 jashtë vendit

Anxhela Peristeri ka qënë e ftuar në emisionin “Abc-ja e pasdites” dhe ndër të tjera ka folur rreth eksperiencës së vështirë që ka patur me virusin Covid-19.

E vështirë pasi ajo kishte bërë tamponin dhe ishte nisur për në greqi ku është i detyrueshëm dhe tamponi përpara se të kalosh kufirin, tampon i cili Anxhelës i kishte dal pozitiv. Sipas saj mbase sepse virulenca mund të ketë qenë shumë e ulët, për këtë arsye nuk ka dalë në tampon. Këngëtarja tregoi se u karantinua në një hotel në Greqi, ku izolimi ishte strikt.

“U nisa për në Greqi dhe në aeroport të bëjnë një test ku brenda 24 orëve merr përgjigje. Pavarësisht se unë kisha bërë test edhe para se të nisesha dhe rezultova negative. Mbase sepse, siç më shpjeguan, virulenca ndonjëherë është e vogël dhe nuk del në tampon. Duke qenë se isha në Selanik në protokollin e qeverisë greke duhet të karantinohesha 14 ditë në një dhomë në një hotel Covid. Izolimi ishte strikt, nuk lejohej që të dilje as në korridor, jashtë fare, por kushtet ishin shumë të mira”, -u shpreh Anxhela.