Anxhelina dhe Agnesa si binjake, “djegin” rrjetin me poza joshëse nga shtrati
Anxhelina dhe Agnesa Hadërgjonaj janë dy prej motrave më seksi shqiptare.
Vajzat e këngëtares së njohur, Albërie Hadërgjonaj, janë mjaft të komentuara, sidomos për shkak të fizikut të tyre e të cilin ajo e tregojnë me krenari në postimet që bën në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Së fundi dy bukuroshet kanë udhëtuar drejt Turqisë ku edhe kanë realizuar një fotosesion së bashku. Të veshura në fustane identike ato dukeshin si binjake, ndërsa padyshim ishin format e tyre joshëse që morën gjithë vëmendjen.

“Duke festuar për jetën”, kanë shkruar ato sipër fotografisë e cila mori mjaft pëlqime dhe komente pozitive.

Ndryshe, Agensa dhe Anxhelina kanë ndërtuar karriera të suksesshme dhe janë vazhdimit të angazhuara në projekte të ndryshme./Indeksonline/