22:58 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Anxhelina dhe Beatrix bashkë në Dubai, duke tërheqëse dhe me stil

Kanë shijuar pafund ditët e verës në plazhet të ndryshme në Shqipëri, por edhe në Turqi.

Bukuroshet e njohura shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj nuk ia kanë lënë mangu as ditëve të vjeshtës.

Ato prej ditësh kanë udhëtuar së bashku për një pushim të radhës dhe si destinacion kanë zgjedhur Dubain.

Të dyja kanë  ndarë momente të bukura nga atje, imazhe joshëse dhe vendin mahnitës ku po qëndrojnë.

Ndërsa nuk kanë munguar as fotografitë së bashku. Të dyja kanë publikuar një imazh të njëjtë ku shihet në makinë, të veshura me stil dhe tejet atraktive.

Ndryshe, kujtojmë që Anxhelina kohë më parë zbuloi se ka finalizuar projekti muzikor që pritet të publikohet së shpejti./Indeksonline/