16:21 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Anxhelina ‘përvëluese’ në paraqitjen e fundit

Këngëtarja e talentuar shqiptare Anxhelina Hadergjonaj edhe pse në moshë të re, vetëm 26 vjeçare ka arritur që me sukses të zë vend në skenën muzikore shqiptare me anë të këngëve të saj shumë të pëlqyera, shkruan Indeksonline.

Përpos muzikës që bën, Anxhelina njihet edhe për bukurinë dhe format e saj trupore të cilat nuk heziton ti ekspozojë herë pas here.

Së fundmi ajo është paraqitur përmes një fotografie në llogarinë e saj në Instagram, duke u shfaqur tejet ‘e nxehtë’, duke marrë vëmendjen e fansave.

Kujtojmë që ajo është vajza e këngëtares së njohur Alberie Hadergjonaj.  /Indeksonline/