“Anywhere” e Rita Orës e dëgjuar mbi 2.4 miliardë herë, kënga e dytë më e suksesshme e vitit 2017
Rita Ora ka arritur një tjetër sukses të madh, kënga “Anywhere” e publikuar në vitin 2017, është një nga këngët më të suksesshme të saj.
‘Anywhere’ tashmë është dëgjuar mbi 2.4 miliardë herë në të gjitha platformat e muzikës (iTunes, YouTube, Spotify etj).
E për këtë sukses është e certifikuar me pllakatën “Platinum” në Londër.
Përmes një postimi në InstaStory, Rita ka treguar për suksesin e ri të “Anywhere”
“‘Anywhere’ nga Rita Ora tani është çertifikuar me pllakën e dyfishtë Platinum në Mbretërinë e Bashkuar. Kënga tani bëhet kënga e dytë e renditur më së larti (e kënduar si një artiste femër solo) gjatë vitit 2017”, thuhet në postimin në të cilin këngëtarja shqiptare u shpreh e lumtur për këtë.
Kujtojmë që Rita po vazhdon me koncerte në vende të ndryshme dhe promovimin e këngëve të reja, projekti i saj i fundit është ‘Ritual’ që erdhi në bashkëpunim me DJ Tiesto dhe Jonas Blue./Indeksonline/
