75 Mall Live Search
11:52 / E Diele, 12 Shtator 2021 / OSH

Anzhi Makhachkala: Historia e skuadrës ruse që bleu Roberto Carlosin, Willianin dhe Eto’o por ku gjenden tani?

Shumë prej tifozëve e mbajnë mend ekipin e çmendur rus, Anzhi Makhachkala.

Në janar të vitit 2011, miliarderi rus, Suleyman Kerimov e bleu ekipin e vendlindjes dhe për 2 vite bëri investime të hatashme, duke sjellur në ekip lojtar që kishin emër në botë, transmeton Indeksonline.

Për 2 vite sa qëndroi në krye të skuadrës, Kerimov bleu futbollist si Roberto Carlos, Willian, Samuel Eto’o, Kokorin, Lacine Traore, Yuri Zhirkov, Lassana DIarra, Tardelli etj.

Aventura e Willian ishte jetshkurtër pasi luajti vetëm 11 ndeshje pastaj u shit tek Chelsea.

Eto’o u bë lojtari më i paguar në botë kur u bashkua me Anzhi, duke marrë 20 milionë euro në vit. Ai i shpërbleu me 26 gola në 73 ndeshje. Ai gjithashtu jetoi në Moskë, duke bërë fluturimin 1200 kilometra në Makhachkala për ndeshje sepse kishte frikë për sigurinë e tij.

Braziliani legjendar, Roberto Carlos ishte 37 vjeç në atë kohë pasi ishte liruar nga Corinthians. Ai ndoshta ishte gati të tërhiqej, por Kerimov i ofroi atij 10 milionë euro gjatë dy viteve për të luajtur në ekip. Ai gjithashtu i bleu një Bugatti Veyron prej 1.2 milion £ për ditëlindjen e tij.

Arritja më e madhe e kësaj skuadre nga vitit 2011 deri në vitin 2013 ishte se përfunduan në pozitën e tretë në Ligën e Rusisë, duke u kualifikuar në Ligën Evropës, ku arritën të bënin senzacion duke fituar kundër Liverpool.

Në krye të asaj skuadre ishte trajneri i njohur, Guus Hiddink.

Por, gjithçka kolapsoi në vitin 2013. Kerimov pati humbje 5.5 miliardë euro nga vlera e një kompanie që kishte investuar.

Nga ai moment gjërat shkuan keq për skuadrën, Hiddink u largua erdhi Rene Meulensteen i cili u shkarkua pas 16 ditëve.

Tash, Anzhi e sheh vetën në Ligën e Tretë ruse dhe me pak gjasa për t’u rikthyer në elitën e futbollit rus.

Dy vite të çmendura të Anzhit, por që do të mbeten në memorien e tifozvë te futbollit./Indeksonline/

Anji’s midfielders, Lassana Diarra (L) and Willian (R), congratulate Anji’s forward Samuel Eto’o (C) after he scored a goal against Hannover in Moscow on February 14, 2013 during their UEFA Europa League round of 32 match. AFP PHOTO / ALEXANDER NEMENOV (Photo credit should read ALEXANDER NEMENOV/AFP/Getty Images)