75 Mall Live Search
11:57 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Aouar nuk është i dëshpëruar që s’u transferua në Arsenal: Unë jam në klubin që e dua

Mesfushori i Lyon, Houssem Aouar vazhdon të insistoj se nuk është i dëshpëruar që nuk u transferua në Arsenal.

Ai në një intervistë për “Daily Mail” u shprehë se është në klubin që do, transmeton Indeksonline.

“I dëshpëruar? Unë jam e kundërta. Unë jam në shtëpi, në klubin që e dua, me shokët dhe familjen time”, u shprehë ai duke shtuar se do të jam edhe më shumë nga vetja këtë sezon tek Lyon.

Aouar ishte afër Arsenalit në merkaton verore, por Lyon kërkonte 50 milionë euro për të, që për klubin londinez ishte shumë./Indeksonline/