AP: FBI bastis shtëpinë e ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare të Trump, John Bolton

FBI ka bastisur shtëpinë e John Bolton në Maryland, i cili ka shërbyer si këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën e parë të Presidentit Donald Trump, por më pas është bërë kritik i tij. Kjo bastisje është pjesë e një hetimi lidhur me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara, sipas një burimi të afërt me çështjen.
Burimi në fjalë nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për hetimin dhe pranoi të jepte informacionin në kushte anonimiteti për Associated Press.
Deri më tani, nuk ka pasur përgjigje nga zëdhënësit e Boltonit apo Shtëpisë së Bardhë. Një avokat që më parë ka përfaqësuar Boltonin nuk ka dhënë asnjë koment për momentin.