12:01 / E Mërkurë, 27 Prill 2022 / B O

Aparatura më e re në Shqipëri për heqjen e dhjamit dhe celulitit

Po vjen vera! Disa e presin me shumë qejf, e disa të tjerë i kap paniku… E dini pse? Sepse e kanë tepruar paksa gjatë dimrit me peshën e tyre trupore dhe kërkesa e vetme që kanë tani është: Dua një trup perfekt në një kohë të shkurtër! Ju me siguri ju duket e pabesueshme dhe e paarritshme. Por ne ju kemi gjetur zgjidhjen perfekte.

Klinika më e mirë e mjekësisë estetike “Allure Beauty”, prezanton aparaturën më të re, e futur për herë të parë në Shqipëri “Maximus”. Le të prezantohemi më gjatë me të. Ndonse deri më sot duhet të bënim trajtime të ndryshme për tonifikimin, shkrirjen e dhjamit, heqjen e celulitit, tani më ka ardhur moment të veprojmë siç e thotë dhe shprehja e famshme “Një rrugë, e shumë punë”. “Trilipo Maximus” është aparatura 3 në 1, e cila ndihmon në shkrirjen e dhjamit, eleminimin e celulitit dhe tonifikimin e muskulit. Madje është përllogaritur se 2 muaj trajtim me “Trilipo Maximus”, janë të barabarta me 1 vit palestër. Po, po rezultati i menjëhershëm, siç mund ta shihni edhe në fotot mëposhtë:

“Trilipo Maximus” është një aparaturë mjaft e njohur nëpër botë dhe me një përdorim të gjera, madje dhe mediat prestigjoze si “Daily Mail”, i kanë kushtuar artikuj, të mrekulluar nga ndryshimet drastike në pamjen e njerëzve. Kjo aparaturë mund të përdoret për zonat tuaja më problematike si: fytyra, pjesa e krahëve, e barkut, kurrizit dhe e vitheve.

Duke qenë se shumica e vajzave problemin e kanë në këto zona, “Trilipo Maximus” përveç se shkrirjes së dhjamit, eleminimit të celulitit dhe tonifikimit të muskulit ndihmon dhe në rigjenerimin e lëkurës. Gjithashtu kjo aparaturë ndihmon edhe në rikthimin e formave trupore perfekte, pas lindjes, pas operacioneve kirurgjikale, pas rënieve drastike në peshë.

Në pak fjalë, përdorimi i “Trilipo Maximus” është : të jesh në formë të mirë trupore si me magji! “Allure Beauty” gjithmonë ka futur aparaturat dhe trajtimet më efikase dhe është kujdesur që vajzat por edhe djemtë te kënë pamjen që gjithmonë kanë ëndërruar!