13:33 / E Hënë, 12 Korrik 2021 / C E

Apeli i deputetes doktoreshë: Të moshuarit, të evitojnë daljet në pikun e ditës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherit mjeke me profesion, Albena Reshitaj ka bërë apel që të moshuarit të evitojnë daljet në pikë të ditës.

Reshitaj ka takuar një të moshuar në rrugë me të cilën kanë biseduar dhe e ka këshilluar edhe atë që të mos ekspozohet në rrezet e forta të diellit.

Ky është shkrimi i deputetes:

Posa dola nga shtëpia për tu nis për Prishtinë takova mixhën Zaim Basha nga fshati Sllapuzhan, i cili po priste ndonjë veturë që ta ofronte deri afër rrugës për fshatin e tij. Në temperaturën 31 gradë, një 76 vjeqar mes rruge, për mua ishte e pashmangëshme ta merrja në veturë dhe ta përcjellja deri te dera shtëpisë. E pyeta se cila ishte arësyeja e levizjes së tij në këtë kohë kaq të nxehtē ? Më tregoi që i kishte ardh një motër nga Franca në Vraniq dhe kishte shkuar ta vizitonte. Ndonëse ndihej i fortë e me shëndet të mirë e këshillova që të evitoi sa të ketë mundësi daljet në diell në këto temperatura të larta !

Andaj,të dashur qytetarë, apeloj te të gjithë, sidomos tek moshat e shtyera që të evitojnë daljet në diell në këto ditë kaq të nxehta, sidomos në këtë orar në pikun e diellit..!