75 Mall Live Search
23:39 / E Shtunë, 14 Shkurt 2026 / F.R

Apeli i fortë i Starmer/ Kryeministri i Britanisë: Europa duhet që të jetë gati të luftojë

Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer deklaroi se Europa duhet që të jetë e gatshme të luftojë për të mbrojtur qytetarët e saj, vlerat dhe mënyrën e jetesës.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, Starmer u bëri thirrje liderëve botërorë për lidhje dhe bashkëpunim më të madh, përfshirë edhe ekonomike, midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.

Kryeministri theksoi se kontinenti duhet “të bazohet tek aftësitë e veta” sa i përket angazhimeve në fushën e mbrojtjes.

Gjatë fjalimit të tij, kryeminsitri informoi se Mbretëria e Bashkuar do të dislokojë flotijen me aeroplanmbajtëse në Arktik dhe në rajonin e Veriut të Largët, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar sigurinë ndaj kërcënimeve ruse.

Starmer shtoi se SHBA, Kanadaja dhe aleatët e tjerë të NATO-s do t’i bashkohen gjithashtu kësaj nisme për të luftuar kërcënimet ruse në rajon.