11:09 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Apeli i Policisë: Kujdes në trafik!

Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.

Sipas policisë, kërkohet vëmendje, posaçërisht në këtë periudhë kur kanë filluar ndryshimet atmosferike: reshjet e borës, mjegullat, ku gjatë natës dhe në orët e mëngjesit kemi kufizim të dukshmërisë dhe paraqitje të ngricave, rrugët bëhen më të rrëshqitëshme dhe qarkullimi nëpër rrugët tona vështirësohet. Drejtuesit e automjeteve duhet të posedojnë pajisje dimrore dhe të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut.

Po ashtu PK-ja  me njësitet e saj vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me regullat në trafik, masa ndëshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veqanti atyre me fatalitet që po paraqesin shqetsim për të gjithë dhe po shkaktojnë humbje të jetëve njerëzore./Indeksonline/