14:59 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / OSH

Gjykata Supreme i refuzon të dënuarit për mashtrim e shmangie të tatimit kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë

Gjykata Supreme ka vendosur që t’ia refuzoj mbrojtjes së të dënuarit A.D, kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë.

A.D, është i dënuar për legalizim të përmbajtjes së rreme, mashtrim e shmangie nga tatimi.

“Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale kundër të dënuarit A.D., për shkak të veprës penale, legalizim i përmbajtjes së rreme në vazhdimësi, veprës penale mashtrimi në vazhdimësi dhe veprës penale shmangie nga tatimi, duke vendosur sipas kërkesës së përbashkët për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtësve të dënuarit, të paraqitur kundër aktgjykimit të

Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, në seancën e kolegjit të mbajtur më datë 16 nëntor, refuzoi si të pabazuar kërkesën e përbashkët për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtësve të dënuarit A.D..”, thekson komunikata.

Tutje në këtë proces ka qenë i dënuar edhe ish deputeti Naser Osmani.