75 Mall Live Search
10:58 / E Premte, 02 Prill 2021 / OSH

Apeli ia vërteton dënimin me burg të përjetshëm policit Shefki Spahiu për vrasjen e rojës në kazino, në Suharekë

Gjykata e Apeli e ka vërtetuar dënimin me burg të përjetshëm policin Shefki Spahiu për vrasjen e rojës së kazionos, Jetmir Aliajt, në Suharekë.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj.

“Lënda ka shkuar në Supreme me procedurë të rregulltë me ankesë të avokatit mbrojtës”, tha ai.

32 vjeçari Jetmir Aliaj, punonjës i një kazinoje në Suharekë, mbeti i vrarë me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në vendin e tij të punës, derisa një grup personash kishin hyrë brenda për të kryer plaçkitje.

Plumbat në trupin e tij po dyshohej se i zbrazi Spahiu, që sot u dënua me burg të përjetshëm.

/IndeksOnline/