12:15 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Apeli ia vërteton dënimin të akuzuarit për vrasje të djalit

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ke refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës të akuzuarit Gani Bërnjashi, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 31 janar.

G.B.  është dënuar nga gjykata e shkalles së parë me 25 vjet burgim, si fajtor për vrasjen e djalit të tij të mitur, tanimë të ndjerit L.B., duke  kryer  kështu veprën penale: “Vrasje e rëndë”.

Gjykata e Apelit vlerëson se aktgjykimi i atakuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejt dhe në mënyrë të plotë, ndërsa është aplikuar drejt edhe ligji penal.

Gjykata e Apelit në tërësi i mbështet konludimet e gjykatës së shkallës së parë, edhe sa i përket vendimit mbi dënim, për të cilin vlerëson se më të do të arrihet qëllimi i kërkuar me ligj.