75 Mall Live Search
10:46 / E Enjte, 14 Dhjetor 2023 / LB

Apeli ia zbut dënimin Sali Mustafës-Calit për katër vjet (Video)

Paneli i Gjykatës së Apelit të Gjykatës Speciale në Hagë ka shqiptuar aktgjykimin në rastin e Salih Mustafës.

Gjykata e Apelit në Hagë e ka dënuar Salih Mustafën me 22 vjet burg, duke i ulur kështu për katër vjet nga dënimi i shkallës së parë.

Mustafës i është zbutur dënimi nga 26 vite në 22 vite.

Mustafa ishte shpallur fajtor për krime lufte nga kjo gjykatë më 16 dhjetor 2022, duke u dënuar me 26 vjet.

Ndërkaq, më 2 shkurt mbrojtja kishte apeluar kundër këtij aktgjykimi./IndeksOnline/