75 Mall Live Search
14:36 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Apeli lë në paraburgim 30 të të pandehurit e rastit “Karaçeva”

Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pa bazuara, me 02.10.2020, ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj 30 të të pandehurve nga rasti i njohur si “Karaçeva”.

“Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Gjilan, i 20. 09.2020, më të secilin të të pandehurit F.L dhe 29 të tjerëve, u është caktuar masa e paraburgimit, deri më 17 përkatësisht 18 tetor, ka mbetur në fuqi. Gjykata e Apelit vlerësoi se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se të të pandehurit i kanë kryer veprat penale për të cilat po dyshohen, ka bazë ligjore, për caktimin e kësaj mase, ngase ekzistojnë  arsye të forta për të besuar, se me gjetjen e tyre në liri, ata do të mund të ndikonin në prova apo dëshmitarë dhe këtë formë, të pengojnë ecurinë normale të procedurës penale, ose mund ta përsërisin veprën penale. Gjykata i ka shqyrtuar konform ligjit edhe masat e tjera të cilat i parasheh Kodi i Procedurës Penale, por ka konstatuar se ato nuk janë të mjaftueshme për zbatimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në njoftimin për shtyoin.

Sipas prokurorisë,  i pandehuri F.L. po dyshohet se ka kryer veprat penale  ‘’Kontrabandimi me mallra’’ dhe ‘’Organizimi  i skemave  piramidale  dhe bixhozit  të paligjshëm’’ nga Kodit Penal i  Republikës së Kosovës (KPRK).  Të pandehurit H.K., S.K., I.S., F.K., A.K., F.Z., R.TH., S.G., S.N., S.M.., Z.A. D.S., A.Th., A.S., B.S., F.S., A.S., N.K., S.D., B.S, F.S., Sh.S., E.K., F.S. dhe V.S. po dyshohen për  veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, të KPRK-së. Ndërsa, të pandehurit Y.F., RR.G., N.Ç. dhe L.G., për veprën penale ‘’Organizimi  i skemave  piramidale  dhe bixhozit  të paligjshëm’’, të KPRK-së./Indeksonline/