Organizatat e dala nga lufta: Kemi pritur lirimin e Pjetër Shalës

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka vendosur ta ndryshojë dënimin e mëparshëm ndaj Pjetër Shalës, duke anuluar dënimin prej 18 vjetësh dhe duke caktuar një dënim të ri prej 13 vjetësh burgim.
E lidhur me këtë ka reaguar OVL e UÇK-së, duke shprehur pakënaqësi lidhur me këtë vendim. Në reagim thuhet se ky aktgjykim, në vend që të përmbyllë padrejtësinë, veçse e thellon bindjen se kjo gjykatë ka karakter politik dhe nuk e trajton drejtësinë mbi baza të barabarta e të paanshme
“Ky aktgjykim, në vend që të përmbyllë padrejtësinë, veçse e thellon bindjen tonë se kjo gjykatë ka karakter politik dhe nuk e trajton drejtësinë mbi baza të barabarta e të paanshme. UÇK-ja nuk ka nevojë të mbrohet nga e vërteta, e vërteta historike është në anën tonë, dhe bashkëluftëtarët tanë nuk do t’i nëpërkëmbë askush me procese të motivuara politikisht”, thuhet në reagim..
Reagimi i plotë:
REAGIM
OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së shprehin pakënaqësinë e tyre të thellë me vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit, e cila konfirmoi dënimin ndaj bashkëluftëtarit tonë Pjetër Shala, duke e ulur atë në 13 vjet burgim.
Edhe pse dënimi është ulur, ne kemi pritur me bindje të plotë një vendim lirues, sepse besojmë në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë, dhe në luftën tonë të drejtë për çlirim.
Ky aktgjykim, në vend që të përmbyllë padrejtësinë, veçse e thellon bindjen tonë se kjo gjykatë ka karakter politik dhe nuk e trajton drejtësinë mbi baza të barabarta e të paanshme.
UÇK-ja nuk ka nevojë të mbrohet nga e vërteta, e vërteta historike është në anën tonë, dhe bashkëluftëtarët tanë nuk do t’i nëpërkëmbë askush me procese të motivuara politikisht.
Liria nuk gjykohet, ajo respektohet!