75 Mall Live Search
14:46 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Apeli refuzon ankesat në rastin e të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës dhe përvetësim

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në rastin e të pandehurve P.L. I.I. dhe V.H.

Më këtë, ka mbetur në fuqi aktvendimi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, i datës 10.01.2019, e rrjedhimisht edhe aktakuza e Prokurorisë Special, e cila të akuzuarit P.L. dhe I.I. i ngarkon për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtare” nga neni 422 par.2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si bashkëkryes dhe në vazhdimësi.  Ndërsa të akuzuarin  V.H.  për “Mashtrim në subvencione” .

Gjykata e Apelit, njësoj si gjykata e shkallës së parë, konsideron se  nuk ekzistojnë kushtet ligjore për hudhjen e aktakuzës dhe se  provat që i janë bashkangjitur asaj nga ana e Prokurorisë,  janë të  pranueshme.

Qëndrueshmëria e tyre do të vërtetohet në seancën  e shqyrtimit kryesor, ndërsa në këtë fazë të procedurës penale fajësia nuk mund të supozohet as nga gjykata e as nga palët.

Gjykata e Apelit po ashtu e ka refuzuar si të pa bazuara edhe ankesën e prokurorisë në raport më të akuzuarit tjerë të këtij rasti,  ndaj të cilëve ka pushuar procedura penale.