75 Mall Live Search
09:48 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Apeli, refuzon ankesën e Themelores për rastin e “Hib Petrol”

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për rastin e Kujtim Bucaliut dhe “Hib Petrol”-it, shkruan Indeksonline.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 6 korrik 2015, kishte ngritur aktakuzë kundër të të pandehurve të mësipërcekur, nën pretendimin se ata me vetëdije kishin mashtruar blerësin – Komunën e Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur avokati mbrojtës, Arianit Koci.

Ai ka thënë se ”aktgjykimi i Gjykatës së Apelit edhe njëherë vërteton pafajësinë e të mbrojturve tanë dhe atë që gjithmonë ne si mbrojtës kemi besuar që nga viti 2015 kur ishte ngritur kjo aktakuzë”.

Postimi i plotë:

Pas shumë seancave, dëshmitarëve të dëgjuar dhe shumë provave të administruara nga ana e Gjykatës, ne, Arianit Koci dhe Granit Vokshi, avokatë mbrojtës të të pandehurve Kujtim Bucaliu dhe Hib Petrol Sh.P.K., me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, me anë të kësaj Komunikate për Medie, ju njoftojmë se më 11 nëntor 2019, Gjykata e Apelit të Kosovës, ka Refuzuar Ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë si të pa bazuar.

Ju rikujtojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 6 korrik 2015, kishte ngritur Aktakuzë kundër të pandehurve të lartcekur, nën pretendimin se të njejtit me vetëdije kanë mashtruar blerësin – Komunën e Prishtinës. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Për Krime të Rënda, më 10 maj 2019, kishte nxjerrë Aktgjykim me anë të së cilit të pandehurit z. Kujtim Bucaliu dhe Hib Petrol, liroheshin nga Akuzat me të cilat ngrakoheshin.

Ky Aktgjykim i Gjykatës së Apelit edhe njëherë vërteton pafajësinë e të mbrojturve tanë dhe atë që gjithmonë ne si mbrojtës kemi besuar që nga viti 2015 kur ishte ngritur kjo Aktakuzë.