75 Mall Live Search
13:36 / E Premte, 05 Korrik 2024 / S Z

Apeli rikthen në paraburgim “Albert Malishevën”, të dyshuarin për fajde

Gjykata e Apelit ka marrë vendim që të dyshuarin për fajde Albert Rrexhepi i njohur ndryshe si “ Abert Malisheva”, ta rikthej në burg.

Edhe pse Gjykata Themelore e kishte liruar atë me procedurë të rregullt, Apeli mori vendim që Rexhepi të kthehet në burg.

Ndryshe, me 21 qershor të muajit të kaluar, Policia e Kosovës kishte arrestuar fillimisht dy persona për fajde në komunën e Gjilanit, babë e bir, Mefail dhe Edonis Shkodra për të arrestuar pas tre ditësh edhe personin e tretë, Albert Malisheva. Të tre personat dyshohen për veprën penale të “Fajdës dhe Detyrimit”.