75 Mall Live Search
10:36 / E Hënë, 12 Janar 2026 / S Z

Apeli shqyrton ankesën e Millosh Plleskoviqit, i dënuar me 15 vjet për krime lufte, në Prizren

Në Gjykatën e Apelit ka filluar seanca për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte në zonën e Prizrenit.

Më 31 korrik 2025, Gjykata Themelore e ka dënuar Plleskoviqin me 15 vjet burgim për vrasjen e tre civilëve shqiptarë dhe plagosjen e disa të tjerëve gjatë luftës në Kosovë. Vendimi ishte dhënë nga gjykatësi Rrahman Beqiri.

Plleskoviqi ishte nën masë paraburgimi që para gjykimit. Sipas aktakuzës, Plleskoviqi dhe një grup serbësh të armatosur kanë hapur zjarr me armë ‘kallashnikov’ në Prizren. Nga të shtënat kanë mbetur të vrarë R.D., B.D. dhe F.B., ndërsa Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kanë shpëtuar.