14:04 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

Apelon mjeku italian: Mos e bëni testin për Covid-19 me tampon, po e rrezikoni shëndetin

Mjeku italian, Roberto Petrella (specializuar në obstetro gjinekologji dhe ka klinikën e tij mjekësore në Terramo), është kundër bërjes së tamponit. Sipas tij, tamponi përmban baktere dhe krijon infeksione.

Gjithashtu mjeku italian është edhe kundër vaksinës, pasi sipas tij vaksina jo vetëm që nuk ndihmon por edhe dëmton.

Petrela ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Shqipëria live” ku u është drejtuar të gjithëve që të mos e bëjnë tamponin. Ai madje pyet: “Pse nuk marrin pështymën me tampon, por duhet të shkojnë deri në fund të faringut?”.

“Marrja e tamponit duhet bërë në një pikë të caktuar, në brendësi të faringut e të bashkimit me kanalin e hundës, jo siç bëjnë ata, që e rrotullojnë nga të duan. Tamponi, kështu siç bëhet, prish membranat. Pra, gërvisht. Tamponi është plot me miliona baktere. Nuk është steril. Duke traumatizuar mukozën edhe në fund të kanalit të hundës, si edhe te faringu, dërgojnë baktere të tjera nëpërmjet fytit”, u shpreh ai.