16:02 / E Enjte, 18 Maj 2023 / mp

Aplikacioni eKESCO arrinë mbi 207 mijë përdorues

Digjitalizimi i shërbimeve të furnizimit dhe distribuimit të energjisë elektrike ka lehtësuar jetën e qytetarëve të Kosovës dhe është pritur jashtëzakonisht mirë dhe masivisht nga ta. Sot, numri i përdoruesve të aplikacionit eKESCO ka arritur në mbi 207 mijë, duke e bërë një nga aplikacionet më të dashura për kosovarët. Ky aplikacion, i përpiluar deri në detajet e fundit nga ekspertët e brendshëm të kompanisë mundëson kryerjen e shumë shërbimeve siç janë pagesat e energjisë elektrike nga shtëpia, puna, ose edhe kur ndodhen jashtë vendit, adresimi i kërkesave, ankesave, krahasime të shpenzimeve të energjisë elektrike, njoftime të punimeve në rrjet në zonën ku jetoni, transaksionet e konsumtorëve, lokacionin e arkave e shumë shërbime të tjera.

Shkarkimet e eKESCO-s janë falas dhe bëhen në të dy platformat, në Android: http://bit.ly/eKesco-Android dhe iOS: http://bit.ly/eKesco-iOS

Përparësi e madhe e aplikacionit është kryerja e shërbimeve jashtë vendit. Kosova ka një diasporë të madhe marrë parasysh me numrin e përgjithshëm të popullatës dhe ata kanë prona të shumta në vend, duke qenë të njëjtën kohë edhe konsumatorë të KESCO-s. Të gjitha shërbimet e cekura më lartë ata mund t’i kryejnë edhe nga vendi ku jetojnë. Mjafton të kenë një pajisje që punon me Android ose iOS dhe ta shkarkojnë aplikacionin.


eKESCO ofron edhe mundësi alternative të regjistrimit. Konsumatorët që posedojnë një apo më shumë objekte banimi, sidomos objektet afariste mund ti regjistrojnë deri në 10 njehsorë në këtë aplikacion.

Informatat do të shfaqet për të gjithë njehsorët si dhe të bëhen pagesa të energjisë elektrike. Në butonin e gjelbërt, në anën e djathtë në pjesën e poshtme mund të regjistroni njehsorët dhe të keni qasje të menjëhershme në ta.

Një veçori tjetër e aplikacionit eKesco është mundësia që i jepet përdoruesve t’i krahasoni kilovatët apo shpenzimet mujore të energjisë elektrike. Një krahasim i tillë merr shumë pak kohë, por iu ndihmon konsumatorëve që t’i kuptojnë më mirë shprehitë e tyre sa i përket energjisë elektrike, si dhe nëse po shpenzojnë më pak apo më shumë energji elektrike krahasuar me periudhat e mëhershme.

Përmes ofrimit të shërbimeve të fjalës së fundit të teknologjisë, KESCO tregon përkushtimin e vet dhe zotimin që të jetë sa më afër konsumatorëve kosovarë, t’i avancojë shërbimet në vazhdimësi dhe t’ua lehtësojë qasjen në shërbime të gjithëve.