15:08 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Aplikacioni “My IPKO”, risi në tregun kosovar

IPKO lanson aplikacionin më të ri “MY IPKO”, përmes të cilit të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile, mund të rimbushin telefonin e tyre personal, apo edhe të tjerëve si dhe mund të paguajnë edhe faturat e pakove post-paid.

Aplikacioni “My IPKO” mund të shkarkohet pa pagesë në telefonat e mençur, përmes App Store dhe Play Store.

IPKO është kompani e cila kujdeset për konsumatorët e saj, përderisa përmes aplikacionit “MY IPKO”, të gjithë përdoruesve të shërbimeve mobile, u ofron mundësinë të njoftohen me ofertat e fundit dhe të aktivizojnë pako të ndryshme, vetëm me një klik. Përdoruesit e telefonisë mobile, po ashtu mund të kontrollojnë shpejtë dhe lehtë bilancin në telefonat e tyre dhe pakot aktive. E për më shumë, mund të njoftohen edhe për dyqanet më të afërta të IPKO-së.

IPKO udhëheqë me inovacion, duke sjellë gjithnjë produktet, shërbimet dhe ofertat më të mira, përmes teknologjisë dhe zgjidhjeve të mençura.

IPKO është operatori më i qëndrueshëm në Kosovë dhe njihet për inovacion, kualitetin më të mirë të shërbimeve, kujdesin ndaj konsumatorëve dhe internetin më të shpejtë në mobil. Për më shumë informata, vizitoni:

https://www.ipko.com/offers/myipkoapp/

Temat: