Aplikacioni për menaxhimin e skedarëve ka 30 milion shkarkime dhe një emër të ri
Google gjithashtu ka ripunuar dizajnin e aplikacionit dhe tashmë hapet menjëherë në seksionin e menaxhimit.
Aplikacioni tashmë një vjeçar përdoret nga 30 milion njerëz çdo muaj sipas Google.
Ai është dizajnuar për të ndihmuar përdoruesit me lehtësi të menaxhojnë kapacitetin e telefonit madje duke ofruar sugjerime se çfarë të fshijnë.
Ndërsa ndryshimet e bëra që nga debutimi kanë qenë sipërfaqësore, Files Go është padyshim një prej opsioneve më të mira me avantazh të qartë ndaj aplikacioneve Files të integruara nga prodhuesit e telefonëve dhe tabletëve Android. /PCWorld Albanian