17:31 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Aplikacioni për ndjekje, u lejon burrave sauditë të kenë në kontrollë totale gratë e tyre

Apple dhe Google po akuzohen se po ndihmojnë burrat të zhvillojnë “kontrollin” e tyre ndaj grave në Arabinë Saudite duke ofruar një aplikacion në platformën e tyre, I cili lejon burrat të gjurmojnë gratë e tyre.

Absher është në dispozicion edhe në Google Play edhe në iTunes dhe është një aplikacion që është zhvilluar nga Qeveria saudite, e cila u lejon burrave të përcaktojnë se kur dhe si gratë mund të kalojnë kufijtë Sauditë- dhe do t’i paralajmërojnë burrat e tyre nëse ato e bëjnë një gjë të tillë.

Aplikacioni u lejon burrave të përcaktojnë se ku mund të shkojnë gratë e tyre, për sa kohë dhe në cilat aeroporte iu lejohet atyre.

Në rast se ato ndryshojnë lokacion, atëherë menjëherë do njoftohen burrat e tyre.

Kjo bën që gratë në Arabi të jenë të kontrolluara mirë nga egoja e burrave të tyre dhe të mos kenë lirinë e mjaftueshme./Indeksonline/