75 Mall Live Search
09:53 / E Premte, 20 Maj 2022 / OSH

Aplikimi i Kosovës në KE nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave, Musli-Shoshi e quan rezultat të diplomacisë së fjetur

Mos futja e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në agjendën e Komitetit të Ministrave që do të bahet sot në Itali, ka bërë që të reagoj deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, transmeton IndeksOnline.

Ajo ka vlerësuar se kjo është rezultat i diplomacisë së fjetur.                           

Musliu Shoshi tha se sot nuk do të fillojnë as procedurat zyrtare pa diskutim dhe votim.

Postimi:

Ky është rezultat i diplomacisë së fjetur e JO të heshtur!

Që nga dita kur kemi dorëzuar kërkesën për aplikim në KE kam kërkuar qartësi nga qeveria se a do të jemi pjesë e agjendës formale në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që mbahet sot në Torino të Italisë!

Sot u konfirmua që ne nuk NUK jemi pjesë e agjendës formal në këtë takimin.

Rrjedhimisht sot nuk do të shqyrtohet kërkesa e 🇽🇰 për anëtarësim në KE! Pra nuk mund të fillojnë procedurat zyrtare pa diskutim dhe votim.

Të shpresojmë se do të jemi pjesë e agjendës formale në takimin e zv.Ministrave që mbahet në Strasburg me datë 1 qershor 2022!