10:58 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Aplikimi për gjeneratën e V-të të Limak ASI ka filluar

Në vazhdën e përgjegjësisë sociale të korporatës, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të Universitetit të Prishtinës për gjeneratën e V-të të Insitutit të Shërbimeve Aeroportuale.

Studentëve të Universitetit të Prishtinës do të iu mundësohet trajnimi dhe marrja e njohurive të shërbimeve të aeroportit edhe përmes punës praktike, e poashtu duke iu ofruar edhe mundësi punësimi.

Aplikimi për këtë institut bëhet online në www.limakasi.com deri me datë 19 Prill 2019.