75 Mall Live Search
22:59 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Apostolova: Angazhimi i BE-së është i njëjtë, nuk ka dallim ndërmjet Kosovës dhe shteteve tjera

Shefja e Zyrës së BE-së, Natalya Apostolova ka thënë se perspektiva e Ballkanit Perëndimor sot ka konfirmuar se nuk ka dallim ndërmjet Kosovës dhe vendeve të tjera në rajon.

Këtë deklaratë ajo e bëri pas prezantimit të Strategjisë së BE-së, transmeton Indeksonline.

“Para së gjithash, dhe kjo është shumë e rëndësishme: Nuk ka dallim në mes të Kosovës dhe vendeve tjera në rajon. Perspektiva është e njëjtë: kushtet që do të duhet të plotësohen janë të njëjta, si dhe mbështetja dhe angazhimi i BE-së për të gjithë është e njëjtë” tha ajo në një deklaratë të publikuar në faqen e Zyrës së BE-së në Kosovë./Indeksonline/