09:48 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Apostolova-deputetëve: Ratifikojeni demarkacionin mos i mbani qytetarët të izoluar (Video)

Pas takimit të ambasadorëve të vendeve të huaja me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin dhe shefen e zyrës së BE-së, në Kosovë Natalya Apostolova, kjo e fundit ka thënë se ratifikimi i demarkacionit është i rëndësishëm për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Apostolova tha se këtë mëngjes ishte një takim i zakonshëm me ambasadoret e vendeve të ndryshme,  ku u diskutua për disa çështje në interes të Kosovës.

“Sot është ditë e rëndësishme për Kosovën ku një ngjarje, e cila që një kohë të gjatë ka gjasë të përfundohet, pra është marrëveshja për demarkacionin. Kjo është një nga dy kriteret dhe thërras politikanët që të mos i mbajnë qytetarët e tyre të izoluar drejt integrimit në BE”, tha ajo. /Indeksonline/