07:18 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Apostolova e Minxhozi përurojnë rrugën që lidh Kosovën me Shqipërinë

Sot inaugurohet rruga që lidh Kosovën dhe Shqipërinë, e financuar nga Bashkimi Evropian.

Investimi është pjesë e Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar të IPA-s dhe synon të lehtësojë komunikimin mes banorëve nga dy anët e kufirit.

Rruga inaugurohet në Krushevë të Dragashit dhe marrin pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, shefja e Zyrës së BE-së, Natalia Apostolova së bashku me autoritetet e Kosovës dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi