75 Mall Live Search
11:18 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Apostolova kërkon t’u jepet përparësi ndryshimeve klimatike gjatë fushatës zgjedhore, në Kosovë

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe Përfaqesuesja speciale e BE-së, Natalia Apostolova, u ka bërë thirje subjekteve garuese për zgjedhjet e parakohshme 2019 në Kosovë, që t’u japin përparësi problemeve të ndryshimeve klimatike gjatë fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi në Twitter, Apostolova ka njoftuar se udhëheqësit e të rinjve kosovarë, janë mbledhur sot për të diskutuar rreth ndryshimeve klimatike.

“Nëse nuk veprojmë urgjentisht, do të kemi më shumë pasoja rreth ndryshimit të klimës. Unë u bëj thirrje të gjithë udhheqësve politikë t’i japin përparësi kësaj cështjeje, sidomos gjatë fushatës zgjedhore”, tha Apostolova në Twitter.

Postimi i plotë:                                                                                               

Today #Kosovo youth leaders r discussing measures vs climate change during #EU #ClimaDiplo ëeek. If ëe don’t act urgently they ëill suffer consequences of climate change the most. I call on political leaders 2 prioritize this issue, also during election campaign #United4Climate