10:36 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Apostolova: Kosova s’ka shërbim spitalor të përgatitur, prandaj respektojini masat për Covidin-19

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura nga Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik.

Apostolova deklaroi se Kosova nuk ka shërbim spitalor të përgatitur, prandaj edhe duhet respektuar këto masa.

“Ju lutem respektojini kufizimet shumë të rëndësishme për të luftuar këtë pandemi. Gjithandej Prishtinës e Kosovës po dalin qytetarët dhe nuk vendosin maska, nuk respektojnë distancën s’janë të vetëdijshëm për pasojat që po ndodhin për të moshuarit”, tha Apostolova gjatë pranim-dorëzimit të donacionit të BE-së për Kosovën për luftimin e Covidit-19./Indeksonline/