18:29 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Apostolova: Në Kosova ka përpjekjeje për fuqizimin grave

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka lansuar publikimin “Gratë duke folur: Një vit i përkrahjes së BE-së për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në Kosovë”.

Ambasadorja Apostolova me këtë rast tha se pabarazitë midis grave dhe burrave në Kosovë janë ende mjaft të përhapura. Sipas saj, në shumicën e rasteve zëri i grave nuk dëgjohet.

“Edhe në Kosovë ka probleme për çështje të perceptimit të stereotipave dhe dallimi mes meshkujve dhe grave janë edhe më akute, mirëpo kemi parë një moment premtues në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave në Kosovë. Ne jemi dëshmitarë të rritjes substanciale të emërimit të grave në pozita kryesore dhe pozita vendimmarrëse. Pra duke që ka përpjekje që të përmirësohet edhe më tutje situatën”, theksoi Apostolova.

Ndërsa, avokati I Popullit, Hilmi Jashari theksoi se në 20 vjetët e fundit ka progres për barazi gjinore, si rezultat edhe i përkrahjes edhe nga institucionet ndërkombëtare, por shtoi se ka ende sfida për barazi.

“Për këto 20 vjet Kosova ka bërë një progres për të drejtat e njeriut në përgjithësi, mirëpo ky sukses kanë qenë të pa mundura pa ndihmën e fuqishme që kemi pasur nga misioni i BE-së, nga organizatat tjera që kanë funksionuar në Kosovë, por me aktivistët e shoqërisë civile që kanë ndihmuar këtë perspektivë të të drejtave të njeriut në Kosovë. Sido qoftë, detyra ime është me parë nëse kemi arrit këtë synim, ose jemi në përputhje për këtë standarde që jemi zotuar. Kjo është sfida me të cilën aktualisht unë ballafaqohem”, theksoi Jashari, raporton KosovaPress.

Në këtë projekt kanë marrë pjesë 12 gra, për të cilat ambasadorja Apostolave është shprehur se janë inspirim.