75 Mall Live Search
18:17 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Apostolova: Raporti i progresit jep një reflektim të gjatë se ku Kosova gjendet për momentin

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, nga e cila edhe mori raportin e progresit për Kosovën.

Me këtë rast Apostolova ka deklaruar se raporti i progresit rikonfirmon perspektivën e evropiane të gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën dhe njëherësh tregon problemet në rajon, i cili një ditë pritet të jetë pjesë e BE-së, raporton Indeksonline.

“Kur bisedojmë për Kosovën raporti jep një reflektim të gjatë ku Kosova gjendet për momentin, reformave duke u bërë anëtare e BE-së do të thotë se çdo shtet që potencialisht do të jetë pjesë e Evropës duhet të bëjë reforma. Në këtë dokument kemi bërë analiza se ku gjendet Kosova dhe kur i shikojmë ato mund të themi se Kosova ka bërë progres në fusha të caktuara, si reforma në administratën publike, statistika lidhur me ekonominë, sundimi i ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por ka edhe ka fusha të tjera ku Kosova duhet ende të përmirësojë më të shpejtë për implementimin e reformës në arsim dhe përmirësimin mjedisor”, tha Apostolova./Indeksonline/